Mbyllet dosja, kreu i komunës Bërzhitë në pritje të gjyqit

Organi i akuzës ka mbyllur dosjen ndaj kryetarit të komunës Berzhitë, Genc Drita, si dhe vartësi i tij Armando Burri përfunduan në gjyq, me cilësinë e të pandehurit, pasi mbi ta rëndon akuza e korrupsionit. Tashmë i mbetet gjykatës të vendosë mbi fatin e kryekomunarit të Bërzhitës. Prokuroria për Krime të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë, ku Drita do të gjykohet në gjendje të lirë pasi i është ndryshuar masa e sigurisë nga ajo e “arrestit me burg”.  Sipas prokurorisë i pandehuri Drita me ndihmën e vartësit të tij burri i ka kërkuar një qytetari një shumë prej 4.500 euro në këmbim të dhënies se një leje përdorimi për një hapësire publike, e cila ndodhet ngjitur biznesit tij dhe qe aktualisht e përdor për parking për një biznes në Bërzhitë. Pas denoncimit të qytetarit, policia ka kryer veprime duke bërë arrestimin në flagrancë të kreut të kësaj komune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?