Mbyllet greva e banorëve të Zharrëz

Përfundon në ditën e shtatë greva e nisur nga banorët e Zharrëz. Andi Koroveshaj, një prej grevistëve thotë për dritare.net se e mbyllën grevën pasi morën një letër të nënshkruar nga Kryeministri Rama, ku pranonte katër pikat që kërkonin banorët.

Dritare.net sjell kërkesat e banorëve, të cilët kërkonin marrjen e masave për gjendjen e rënduar në Zharrëz.

-Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të tronditjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Të shpallet zonë emergjence, ku 30 familje të cilat i kanë shtëpitë të pabanueshme, të ndihmohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Të bëhet çndërtimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tronditjet.

-Të bëhet evokuimi i  të gjithë popullatës në rast se vazhdojnë tronditjet.

Banorët që hynë në grevën e urisë ishin dhjetë djemë të cilët refuzonin edhe ndihmën mjekësorë, për këtë shkak ditën e sotme gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua më tepër, ku shumë prej tyre u dërguan në spital.

Prej disa ditësh banorët e fshatit Zharrëz kanë protestuar për lëkundjet e tokës, të cilat i kanë dëmtuar shtëpitë. Sipas tyre shkaku nuk janë tërmetet por tronditjet vijnë nga kompania Bankers Petrolium. Banorët akuzojnë Bankers për shkak të shpërthimeve që bëhen në puset e naftës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?