Mbyllet intervistimi i 274 aplikantëve për shef komisariati

274 kandidatë në garë për të qenë në krye të një prej 48 komisariave të policisë në vend kanë përmbyllur këtë të martë fazën e intervistimit nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikantëve. Ky proces nisi më 5 dhjetor me 26 të interesuarit e parë, sipas rendit alfabetik, për të vijuar për 6 ditë me radhë.

Në fazën e intervistimit, kandidatët me gradën nënkomisar, komisar dhe kryekomisar në 20 minuta shpalosën platformën e tyre si dhe iu përgjigjën pyetjeve të komisionit, në përbërje të së cilit ishin tre drejtuese në radhët e Policisë së Shtetit.

Me përfundimin e këtij procesi, komisioni pritet të publikojë brenda kësaj jave vlerësimin me pikë për secilin prej garuesve. Më pas, kandidatët që kanë pretendime lidhur me vlerësimin e marrë, kanë dy ditë afat për të ankimuar rezultatin e komisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përzgjedhja e shefave të rinj të komisariateve bëhet mes aplikantëve që janë vlerësuar me mbi 70 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrat e rinj të 48 komisariateve zgjidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, proces ky që pritet të përfundojë brenda javës së ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?