Mbyllet ish-sheshi “Shqiponja”. Tirana në kaos nga trafiku, qytetarët: Kemi bërë 500 m për 1 orë

Bllokimi i ish-sheshit ‘Shqiponja’ për shkak të punimeve për Unazën e Madhe, ka sjellë trafik të rënduar të mjeteve në akset dytësore të kryeqytetit.

Një qytetar ka publikuar një video ku shihet trafiku i rënduar, ku mjetet për më shumë se 1 orë janë bllokuar në radhë tek rruga ‘Petrit Radovicka’, pranë zonës së njohur si ‘Treshi’.

Qytetari pohon se për 1 orë ka arritur të ecë vetëm 500 metra, ndërsa ende do i duhet të presë në radhë për të arritur në destinacion.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu jemi tek rruga ‘Petrit Radovicka’. Kemi ecur vetëm 500 metra për 1 orë. Akoma nuk kemi arritur tek Shkolla ‘Skënder Luarasi’, na duhen dhe nja 500 metra të tjera. Ky është një trafik i tmerrshëm, ta shohin të gjithë se çfarë vuajmë çdo ditë. Për çdo ditë e njëjta gjë!”, shprehet qytetari. BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?