Mbyllet kopshti në Vlorë, 3 edukatore me COVID! Karantinohet i gjithë stafi
Një tjetër kopsht në Vlorë është mbyllur për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për kopshtin nr. 9, i treti institucion arsimor parashkollor që mbyllet në qytetin bregdetar.
Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më Covid-19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit. Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndroj i mbyllur deri në datën 25 nëntor.
Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht.