Mbyllet mosbindja civile, hapet qarkullimi në Elbasan

Është hapur rreth orës 19:20 qarkullimi në Elbasan, ku protestuesit janë larguar nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Protesta vijoi e qetë në këtë zonë, derisa në fundin e saj ndodhi një incident. Në momentin që ka ardhur një ambulancë. Protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti. Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?