Mbyllet numërimi i votave në Libohovë, fiton sërish PS

Libohova është bashkia e radhës që mbyllet me fitoren e Partisë Socialiste. Sipas të dhënëve të fundit pas përfundimit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka grumbulluar 1 154 vota, Partia Demokratike 901 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 201 vota.

Ndërkohë deri më tani nga 10 bashkitë që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë politike, vetëm në dy bashki Partia Demokratike ka rezultuar fituese, në Has dhe në Tropojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?