Mbyllet numërimi në disa degë të PD-së, pjesëmarrja e demokratëve në votim
Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë shtesë, ka nisur numërimi i votave në disa degë të Partisë Demokratike, ku anëtarësia është thirrur të votojë për kryetarin e partisë, me Sali Berishën si kandidatin e vetëm në garë.
Në degën e Sarandës, nga 870 anëtarë në listë, kanë votuar 229 (26%). Prej tyre, 181 votuan pro, 40 kundër, 3 abstenuan dhe 5 fletë votimi u shpallën të pavlefshme.
Në Gjirokastër, nga 1,890 anëtarë në listë, kanë marrë pjesë 291 votues (15%). Nga këto vota, 270 kanë qenë pro, 11 kundër, 5 abstenime dhe 5 fletë të pavlefshme.
Procesi i numërimit vijon në degët e tjera të partisë.
KOHA JONË SONDAZH

