Mbyllet pa incidente mitingu i PD, Basha: Populli e pushoi nga detyra Metën (FOTO)

Partia Demokratike ka nisur marshimin e protestës. Në krye të protestuesve qëndron kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha. Mijëra njerëz kanë vërshuar në bulevard në një nga protestat më të mëdha të kësaj force politike. Parullat e hedhura në miting janë: “Meta ik” dhe “Të shporret qeveria”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani mori fjalën i pari në miting. Ai tha se qeveritarët e sotëm janë një bandë oligarkësh që mendon vetëm të pasurohet. “Shoqëria është në depresion nga dhuna dhe arroganca”, tha Ristani. Ndërsa kreu i grupit partamentar te PD, Edi Paloka tha se ka ardhur koha që qeveria të largohet, duke e cilësuar mitingun si nisjen e një serie portestash. "Rama zhduku! Populli nuk të do më", tha Paloka. 

Pas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së ka marrë fjalën kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai tha se “populli, me pjesëmarrjen e madhe sot në miting e pushoi nga detyra kreun e Kuvendit”. Ai u shpreh se “ky miting është më i madhi i opozitës” dhe është shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve. 

Duke vijuar me akuzën publike se Rama dhe Meta kanë përmbysur gjithçka, se çmimi i energjisë është rritur, se faturat janë bërë të papërballueshme etj. “Asnjë hap i vetëm për të lehtësuar qytetarëve dhe për të qëndruar në anën e tyre. Kanë arrestuar mijëra bashkëqytetarë në një vit të vetëm, njerëz të përbuzur nga qeveria e tyre. Mjerim, varfëri kudo, kurse oligarkët po mbushin xhepat. Në çdo zyrë të qeverisë ka makutëri për zhvatje sipas modelit të dyshes Rama-Meta. Dhe kur shqiptarët nuk shtyjnë dot muajin, një hall tjetër na ka zënë, tritoli kërcënon jetën, njerëzit po luten të shpëtojnë kokën. Në Shqipëri, krimi nuk ka patur kurrë lidhje më të forta më qeverinë se pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Bandat e tyre kanë dorë të lirë dhe territore dhe janë bërë të paprekshëm. Nuk dihet ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti”, akuzoi gjithashtu Basha. Për të vijuar me përmendjen e çështjes “Doshi”, sipas të cilit, superdeputeti që deri dje i hapeshin dyert, për 6 muaj Rama-Meta kanë mbajtur të fshehur krimin ndaj tij. “Për 6 muaj janë përpjekur që t’ia faturojnë këtë Partisë Demokratike. Eshtë bërë Pazar me jetën e dy deputetëve. Eshtë bërë shantazh dhe matje forcash. Jemi të tronditur nga kjo ngjarje, më e rënda e 25 viteve të fundit”, shtoi kryedemokrati.

Pas fjalës së Bashës mitingu i PD është mbyllur. Vlen të theksohet se gjatë zhvillimit të tij, ndryshe nga sa ishte parlajmëruar, nuk pati asnjë incident. Gjatë një ore nuk pati asnjë incident mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Lajme të tjera në "Koha Jonë" për këtë argument:

Vasili: Demokratët bojkotuan mitingun 

Balla: Basha ka tre procese hapur

Luan Rama: LSI nuk trembet nga askush

Mbyllet paqësisht protesta e opozitës

Mitingu i PD, sipas mbështetësve të PS dhe LSI (FOTO)

Policia: Nuk po bllokojmë protestuesit

Tensione në Kuvend, PD bllokon foltoren. Meta: Bjerini defit 

Fillon marshimi i dhjetra mijërave protestuesve drejt Tiranës

Simpatizantët e LSI mblidhen para selisë

Sot,shpresë për mospërplasje!

SHKARKO APP