Mbyllet paqësisht protesta e opozitës

Ka zgjatur rreth 50 minuta protesta e opozitës. Dhe përkundër paralajmërimeve të mazhorancës e policisë, gjithçka është zhvilluar paqësisht. Disa të rinj të FRDP hapën serinë e fjalimeve. Më pas në podium u ngjitën Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka dhe në fund kryetari i PD, Lulzim Basha. Para mijëra qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Basha tha se kjo mazhorancë ka rënë moralisht. Ai ripërsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës dhe tha se bandat e lidhura me qeverinë janë bërë të paprekshme. Sipas tij, në 2 vjet qeveria nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese për qytetarët e saj, por ka vendosur vetëm taska më të larta dhe ka burgosur të paktën 38 mijë vetë. Pas fjalimit të kryetarit Basha, protestuesit janë shpërndarë paqësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?