FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllet Parku i Liqenit, Veliaj: Nuk e mbyllin dot me qepen. Bindjuni urdhrave

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në kuadër të masave të marra ndaj luftës së koronavirusit, ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve që të mos dalin më shëtitje nga parku i liqenit. Me vendim qeverie, parku është mbyllur duke u rrethuar me shirit dhe patrulla policia janë vendosur në çdo hyrje të tij për të mos lejuar qytetarët të hyjnë. Veliaj shpjegon se parku nuk mbyllet dot me qepen, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që nuk mund të shfrytëzojnë ditët në shtëpi për të dalë shëtitje. “PARKU LIQENIT ËSHTË MBYLLUR. Por në dallim nga një dyqan apo lokal, parku nuk mbyllet dot me qepen! Ndaj, ju lutem bindjuni urdhrave të policisë. Falemnderit për bashkëpunimin sot por duhet çdo ditë gjersa ta kalojmë këtë situatë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?