Mbyllet përsëri portali i ISIS’it në shqip

Sajti në të cilin ISIS drejtohej në gjuhën shqipe është mbyllur. Platforma online e blogjeve, “Wordpress” e ka marrë këtë vendim për shkak se janë shkelur rregullat e vendosura nga kjo platofromë.

Sajti “hilafeti.wordpress” nëpërmjet së cilës ISIS në gjuhën shqipe jepte lajme dhe mesazhe duke treguar se cilat kanë qenë të arriturat ose sukseset e organizatës terroriste është mbyllur.

Ky sajt ishte shuar edhe njëherë në fillim të këtij muaji por ishte riaktivizuar vetëm pak kohë pasi ishte mbyllur nga autoritetet ndërkombëtare, raporton Insajderi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur e kishin rikthyer faqen, ISIS kishte publikuar komunikata për sulmin në Daka të Bangladeshit, ku thuhet se ajo që do të vijë do të jetë edhe më e ashpër dhe e dhimbshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara kësaj në këtë faqe ISIS kishte uruar edhe për sulmin terrorist në Bruksel dhe kishte bërë thirrje për xhihad gjatë Ramazanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?