Mbyllet rrethi edhe për Lulzim Bashën!

Sot filloi hetimi zyrtar për 21 janarin. Dëshmuan e shoqja e Aleks Nikës dhe xhaxhai i tij Mark Nika. Pritet të dëshmojë edhe gazetari i njohur Artan Hoxha që ka deklaruar se nje kasetë me urdhërat e asaj date ku thuhet ” qëlloni mbi turmë”. Se i kujt është zëri akoma nuk dihet pasi gazetari e mban sekret por duhet të jetë i tre vetave që drejtonin operacionin antiturmë: Ndrea Prendi, Lulzim Basha si ministër i Brendshëm ose i Sali Berishës, kryeministër.

Ndërkohë Lulzim Basha si ministër i Brendshëm asokohe di gjithçka çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ai di dhe se kush urdhëroi të qëllohet mbi turmën që siç duket nuk ka vendosur vetëm Ndrea Prendi si komandant Garde!

Sido të jetë Lulzim Basha nuk mund të fshihet apo shmanget nga përgjegjësia sepse gjithçka ndodhi kur ai ishte ministër i brendshëm.
SPAK me sa duket ose Bashën ose Berishën do t’i marrë të pandehur!

SHKARKO APP