Mbyllet seance gjyqësore, Frroku: Dua drejtësi dhe pafajësi

Arben Frroku ka kërkuar drejtësi dhe pafajësi. Në përfundim të procesit gjyqësor te Krimet e Rënda kjo ka qenë kërkesa e Frrokut, i cili nën akuzë për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj. Pas hekurave, Arben Frroku ka kërkuar drejtësi dhe pafajësi duke thënë se nuk ka pasur arsye për të vrarë shefin e komisariatit numër 6 Dritan Lamaj. Frroku ka bërë replika me prokurorin Anton Martini, i cili në seancën e fundit në procesin Frroku i ka qëndruar kërkesës për burgim të përjetshëm.
Frroku-Prokurorit: E ke personale me mua
Prokurori Anton Martini: Janë provat ato që të kryqëzojnë sit ë akuzuar për vrasjen e Lamajt.
Avokatët: Dëshmia e Ndokës sajese e paguar, eksperimenti Tiranë-Kapshticë tej normave
Në më shumë se 3 orë e gjysmë dy avokatët e biznesmenit Arben Frroku paraqitën konkluzionet e mbrojtjes së klientit të tyre përballë akuzave se ka vrarë kryekomisarin e Kombinatit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës. Ata kërkuan të mos merren si provë deklarimet e dëshmitarit Arben Ndoka e bashkëshortes së tij. Sipas mbrojtjes këto dëshmi janë sajesë e paguar dhe në këtë kushte nuk përbëjnë provë. Avokatët Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi në mbrojtjen prej mbi 70 faqe kërkuan që eksperimenti i bërë nga Gjykata për rrugën që Frroku bëri nga Tirana në Kapshticë të hidhet poshtë me argumentin se nëse do të kishte ecur me shpejtësinë që pretendon Gjykata, Frroku do të ishte ndaluar nga policia, por një gjë e tillë sipas tyre nuk ka ndodhur dhe kjo është e vërtetueshme pasi nuk ka gjobë ndaj tij. “Aksi Tiranë-Kapshticë u përshkrua me shpejtësi tej normave dhe me shkelje” u shprehën avokatët.
Vendimi per Frrokun me 3 Prill
Në seancën e 49 pesëshja e gjyqtarëve e kryesuar nga relatori Dritan Hallunaj pritet të japë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun, i akuzuari i vetëm për vrasjen e Dritan Lamaj. edhe pse kjo akuzë nuk eshte pranuar asnjehere nga biznesmeni i dyshuar.
Frroku i buzeqesh familjareve, mungon ne salle vellai deputet
Arben Frroku ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa në nisje të saj është shfaqur i qetë teksa i ka buzëqeshur familjarëve të pranishëm në sallë. Ajo që ra në sy ishte mungesa e deputetit Mark Frroku, i cili ka qenë pranë vëllait të tij në cdo seancë. Këtë të mërkurë e pati të pamundur për shkak të masës së arrestit shtëpiak që Gjykata e Lartë vendosi ndaj tij në lidhje me cështjen Doshi.
Videolajm/ Frroku-babait: Mos u merzit!
Pasi ka biseduar për pak çaste me avokatin e tij, Arben Frroku ka përshëndetur familjarët e tij, ku i kërkoi të mos mërziten.
Frroku: “Babë mirë, si ja kalon? Mos u mërzit ji i fortë, shi sa gazetarë i kemi.

 

SHKARKO APP