Mbyllja e regjistrimeve, në universitetet publike 5000 kuota të lira
Kur ndajnë vetëm 48 orë nga mbyllja totale e procesit të regjistrimeve në universitetet, në institucionet e arsimit të lartë publik dhe jo publik 9500 kuota të lirë të ndara përkatësisht 5000 në universitetet publike dhe 4500 në universitet private.
Arjan Xhelaj, drejtuesit i rrjetit akademik shqiptar që ka ndërtuar të gjithë sistemin e aplikimeve në institucionet e arsimit të lartë, tha se universitet jo publike kanë metodologjinë e tyre të përzgjedhjes së fituesve pa cenuar pragun e mesatares 6.
Sistemi është bllokuar të paktën 3 herë dhe sipas Xhelajt kjo ka ndodhur për shkak të fluksit dhe numrit të lartë të aplikimeve pasi në sistem rezultojnë të jenë bërë 13 mln klikime për 12 ditë.
Edhe pse e quajti sistemin të maturuar që e kaloi suksesshëm këtë fazë, Xhelaj la të hapur mundësinë e përmirësimit të tij vitin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

