FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllja e Zërit të Amerikës, Ilir Konomi: Është e trishtueshme, por Trump ka mandat për të bërë reforma

Ilir Konomi dikur pjesë e  ”Zëri i Amerikës”, komentoi kërkesën e presidentit Trump për ta mbyllur këtë media. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme, por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij.

”Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit, sepse kjo çështje duhet të kalojë aty nëse ai kërkon ta mbyllë. Ai po përpiqet të bëjë reforma momentalisht në Zërin e Amerikës.

Kam qenë për një kohë të gjatë, për 3 dekada tek Zëri i Amerikës. Duhet të them se Trump ka mandat nga zgjedhësit, ai është zgjedhur me 80 milion vota dhe një President që ka një mandat të tillë ka të drejtë të bëjë reforma. Tani për tani ata po bëjnë shkurtime në kuadrin e shkurtimeve të përgjithshme të administratës amerikane, për të ulur borxhin e jashtëm amerikan që është 36 trilion dollarë”, tha Konomi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?