Mbyllja për 2 javë e Shqipërisë? Rama tregon çfarë mendon

Këtë të dielë, nga shtëpia e tij në Surrelë, kryeministri Edi Rama ndër të tjera foli edhe për mendimet që Shqipëria duhet të izolohet totalisht për dy javë.

Deklarata

Disa thoni mbylluni për dy javë pa dalë fare. Po mirë, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar, të paktën një herë në ditë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë? Pse nuk na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën dhe ushqimet e tjera dhe për t’u kthyer në shtëpi? Duhet të zgjohemi herët dhe duam të turremi të tërë në orën 10 dhe 12 nëpër dyqane dhe rrugë dhe kjo nuk shkon fare dhe nuk do ta lejojmë.

SHKARKO APP