Mbylluni përjetë, do të thotë shporruni!
Nga Flutura Açka/Unë i sfidoj Ramën dhe Bashën në një takim ditën e hënë.
Ose te merren vesh për Reformën ne Drejtesi, ose të shporren!
Ky është nënteksi i fjalës së sotme të zotit Lu.
Por përderisa njëra palë i kujton tjetrës se e ka numrin personal të telefonit celular, do të thotë se bisedimet e mundshme, do të jenë si me telefonata mes shokësh ose partnerë biznesi, jo zyrtare, jo transparente. Institucionet kane kode institucionale kur flasin dhe veprojnë.
Personalisht, çfarëdo Reforme në Drejtësi të bëhet, nuk kam ndonjë iluzion në këtë vend të kalbur nga padrejtësia.
Sepse, i pamë shenjat me Ligjin e Dekriminalizimit, që u quajt fitore e madhe pak javë më parë.
Një parlament i mbushur me kriminelë, institucione që sillen me qyetarët e vet si kriminelë, te zgjedhur lokalë kriminelë… dhe asnjë i akuzuar apo që të lërë postin deri tani, veç atyre që s’kishin ç’i bënin erës që u kishte plasur.
‘Politikanë kriminelë’, tha Lu sot.
Sa turp! Më vjen keq vetëm për një grup të vogël deputetësh, të cilët besoj se janë të ndershëm, e që nuk e meritojnë këtë etiketim.
Ata nuk duhet të presin datën 21 korrik, por të distancohen dhe ta bëjnë publike votën e tyre shqiptarëve shumë më përpara. Nderi i tyre i humbur, është humbje edhe për elektoratin që ata përfaqësojnë.
KOHA JONË SONDAZH

