Mbytet 21-vjeçari, e rrëmbeu Drini i Zi
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 19:50
Një 21-vjeçar është mbytur në lumin Drini i Zi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Ujmisht, ku i riu me iniciale R.S. ka qenë duke u larë dhe është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
21-vjeçari ishte nga Kolosjani dhe ndodhej në Ujmisht tek të afërmit. Dyshohet se mbytja ka qenë aksidentale.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe polumbarët, të cilët po punojnë për shkaqet e ngjarjes dhe për nxjerrjen e trupit të të riut.
KOHA JONË SONDAZH

