Mbytet peshkarexha në Vlorë, ja si shpëtuan katër peshkatarët
Një peshkarexhë është mbytur në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit.
Pasi peshkarexha e tyre u përmbyt për shkak të një avarie, e vetmja gjë ku ata mund të mbaheshin për të shpëtuar jetët e tyre ishin disa copa bukpeshku. Që prej orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ata kanë mundur t’i bëjnë ballë ujit të ftohtë në mes të detit dhe një errësire të plotë. Pritja ia vlejti, pasi në orët e para të mëngjesit, një traget i linjës Vlorë-Brindizi, mundi t’i shihte.
Nga mbytja e peshkarexhës u rrezikuan tre peshkatarë. Për fatin e tyre të mirë mundën të shpëtojnë nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi. Menjëherë u mundësua një varkë shpëtimi e peshkatarët morën ndihmën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

