Mbyti foshnjën pas lindjes, gjykata e dënon vetëm me një vit burg

 

Gjykata e Krujës ka dënuar me vetëm 1 vit burg, 30-vjeçaren që mbyti dhe varrosi në banesën e shtëpisë, foshnjën e saj të sapolindur.

Vendimi për Eriona sirikan është dhënë gjatë ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, në Borizanë të Krujës.

Ajo e vrau foshnjën e vet të seksit mashkull, pasi nuk kishte shpresa që të martohej me të atin e foshnjës, një 44-vjeçar.

Kjo, duke qenë se ai ishte i martuar dhe për më tepër me 5 fëmijë.

Ajo ka deklaruar në polici se me të kishte një marrëdhënie prej një viti e gjysëm.

SHKARKO APP