Më 1 gusht hyn në fuqi KPP – Ndryshimet në kodin e procedurës penale, Llalla mbledh prokurorët

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, mblodhi sot në një takim prokurorët e rretheve.

Tematikë e takimit mes tyre kanë qenë ndryshimet në kodin e procedurës penale të cilat hyjnë në fuqi me 1 gusht.

Mësohet se gjatë takimit diskutuar sesi do të veprojnë prokurorët për veorat penale të parashikuara në kodin e ri të procedurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 1 gusht hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, që do të thotë se pas kësaj date do të ndryshojnë disa nga rregullat e procedimit dhe gjykimit penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pika më e rëndësishme e kodit është ngritja e SPAK-ut.

Ndërkohë një prej risive të Kodit të Procedurës Penale është ajo e dëshmitarit me identitetit të fshehur që nuk është pritur mirë nga avokatët.

Megjithatë juristët janë të paqartë se çfarë do të ndodhë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas 1 gushtit, nëse kjo gjykatë sipas përcaktimeve ligjore do të shpallë moskompetencën për vepra që i hiqen asaj, sikurse veprat terroriste, vrasja në familje, apo trafikimi, çështje të cilat duhet të kalojnë në gjykatat e zakonshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?