Me 10 mijë vaksina deri tani, Rama “hap sirtarin” e ëndrrave nga Vlora: Kemi synim të lehtësojmë sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në Vlorë synimet e këtij viti sa i përket turizmit dhe pandemisë.

Rama deklaron se synohet që të lehtësohet sezoni turistik për këtë vit si dhe të dilet nga tuneli i pandemisë brenda këtij viti.

Kryeministri shton gjithashtu se do të sigurohet edhe që Shqipëria të ketë dozat për rivaksinim në rast se ky do të jetë objektiv i të gjitha vendeve.

”Aeroporti i Tiranës ku falë ndryshimit të pronës, do të fillojë në javët në vijim investime të rëndësishme për zgjatjen e pistës, terminalin e ri dhe ku do të ulim në mënyrë të ndjeshme çmimet. Aeroporti i Vlorës, dhe Sarandës. Këto janë pak a shumë gjërat më të përgjithshme.

Programi parashikon për ekonominë familjare dhe personale, ne nga njëra anë rritjen graduale të pagës minimale për të arritur një pagë minimale 400 mijë lekë, dhe mostaksimit të pagës 400 mijë lekë për të gjithë. Çka bën që 67% e njerëzve që sot punojnë dhe paguhen deri në 400 mijë lekë mos paguajnë më tatim fitim.

Nga ana tjetër rishikimi i shkallës së progresivitetit, të duket se paga deri në 2 milion lekë të pësojë ulje. Një problem për ata që i përkasin shtresë menaxherësh në kompani, dhe kanë paga mbi 1.5 milion.

Ne sigurisht s’do ulim tatim fitimin për biznesin e madh, por do sigurojmë të jetë i mbështetur me të gjitha aspektet, për klimën, konkurrueshmëri dhe siguri në raport me administratën.

Në fund, kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina nga AstraZeneca, dhe kemi mundësi dhe një kontratë tjetër për vaksinim masiv javët e ardhshme. Për të lehtësuar sezonin turistik që këtë vit, dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti. Do sigurojmë që të kemi dozat për rivaksinim nëse ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse COVID nuk do të zhduket. Nuk do të tretet, por mes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët.”- tha Rama.

SHKARKO APP