Më 18 dhjetor mbledhja për Berishën, avokati Gjokutaj: Deputetëve nuk ua ka dhënë mandatin Komisioni i Disiplinës

Avokati Genc Gjokutaj thotë se deputetëve të opozitës nuk ua ka dhënë mandatin Komisioni i Disiplinës që do të mblidhet më 18 dhjetor për kërkesën e SPAK-u për Berishën. I ftuar në ”News 24”, ai shtoi se përfaqësuesit e opozitës po trajtohen si persona të rrezikshëm. Për të mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si “nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë”.

“Kjo situatë duhet gjykuar që në zanafillën e saj, pse ka nisur dhe cili është raporti i opozitës dhe mazhorancës me Kushtetutën. Mandatin nuk ua ka dhënë Komisioni i Disiplinës, ata janë përfaqësues të popullit. Këta i trajtojnë sikur janë të rrezikshëm.

Deputeti mund të jetë pa të drejtën e fjalës apo të votës, por jo të përjashtohen. Këtu ka një regji që ta themi shqip. Ndodhin situata të tilla për të krijuar imazhin e një opozite destruktive që përplaset me Gardën, etj.

Opozita e ka shprehur që nëse kërkesat e saj do konsiderohen. Mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë. Opozita ka një rol, komisionet parlamentare janë thembra e Akilit. Ai mbase nuk do të hetohet, por atë e ka ligji. Këto janë skena shumë të shëmtuara dhe jo dinjitoze për një shtet që pretendon të ketë pluralizëm”, u shpreh ai.

SHKARKO APP