Më 20 dhjetor mblidhet Kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës, Basha: Një keqpërdorim elektoral
Lulzim Basha flet për mbledhjen e pritshme të dy parlamenteve Shqipëri-Kosovë më datë 20 dhjetor në Prishtinë. Sipas tij, ky eveniment mund të jetë një keqpërdorim elektoral, pasi koha ka nevojë për vepra mes dy vendeve dhe jo për fjalë.
”Mbledhja e qeverive ndonëse nuk ka prodhuar rezultat, nuk ka ndodhur. Shumëkush ka ngritur pikëpyetje mbi këtë eveniment, jo pak edhe për keqpërdorimin elektoral të një sesioni të tillë. Nuk është koha për dukje. Por për vepra. Vë në pah bashkëpunimin e Ramës dhe Berishës. Kam çuar një projekt propozim për një ndihmë jetike për Kosovën, për 50 mln euro. Kjo shumë e përballueshme duke shmangur shpenzimet abuzive. Edi Rama nuk e çon, e sheh në optikën e luftës politike. Por Berisha nuk ka ngriture zërin.
I bllokojnë këtë amendament dhe për SPAK. bllokojnë ligjin për vettingun e politikanëve. Për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Bandë hajdutërie me në krye Ramën, ka në krye një bandë me mburojë Sali Berishën. Në Prishtinë mbahet një sesion turpi ku parlamentarët nuk do shkojnë ose shkojnë kokëulur. Vetëm nëse çojnë amendamentin tim për Kosovën, dhe e nxjerrin nga teatri i ndryrë politik një çështje të shqiptarisë”.
KOHA JONË SONDAZH

