Më 20 mars eklipsi i Diellit, në Tiranë do të mbulohet mbi 90% e tij (foto)

 

20 marsi është një datë që të apasionuarit pas astronomisë, dhe jo vetëm duhet ta shënojnë në kalendar. Arsyeja? Do të ketë një eklips total të diellit, nga ata eklipsë që nuk shihen prej kohësh, edhe në Shqipëri. Në Itali janë duke u organizuar takime të ndryshme për atë ditë.

“Puthja” mes Hënës dhe Diellit do të nisë që në orët e para të mëngjesit, por në Tiranë ajo dok të shihet në 09:35. Maksimumi i eklipsit do të arrijë në 10:42 dhe gjithçka do të kthehet në normalitet në orën 11:52. Gjithçka do të zgjasë 2 orë e 17 minuta.

Siç shihet edhe nga harta e sjellë nga lapsi.al, Hëna do të mbulojë komplet diellin në disa vende të veriut të Eurpoës. Në Shqipëri, llogaritet që të mbulohet mbi 90% e Diellit. Eklipsi i rradhës në të tilla nivele parashikohet në vitin 2026 dhe errësira totale do të jetë në Islandë.

Më shumë për eklipsin mund të shihni në këtë link: http://www.timeanddate.com/eclipse/in/albania/tirana 

SHKARKO APP