Më 20 mars rikthehet i ftohti dhe reshjet e dëborës

Dimri iku si stinë, por jo reaisht. Po i afrohemi mesit të muajit mars dhe pranvera nuk duket gjëkundi, e sikur të mos mjaftojë kjo, parashikimet janë për një tjetër valë të ftohti.

Sipas meteorologëve italianë, Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Meteorologët thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji. Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë.

Parashikohet sipas meteorologëve italianë që vala e të ftohtit të shtrihet deri në fillimet e muajit prill me temperatura nën zero dhe stuhi debore. Në zona të veçanta të Ballkanit jepet alarmi i kuq për datat 21-31 mars

SHKARKO APP