FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më 30 qershor Kisha katolike romake kremton festën e martirëve të parë të Kishës

Në katakombe njihemi me dëshminë e bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin. Rrëfimi makabër i Kornelio Tacitit, në librin XV të Analeve, përmbledh martirizimin qё pёsuan të krishterët, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur në Romë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, asokohe nën sundimin e zjarrvënësit Neron. Eshtrat e tё krishterëve u varrosen në 15 katakombe të krishtera në Romë.

Më 30 qershor Kisha katolike romake kremton festën e martirëve të parë të Kishës romake, mbytur mizorisht mbi kodrën e Vatikanit, me urdhër të Neronit, pas zjarrit që shkrumboi Romën, në vitin 64.

Gjurmët e martirëve të parë të Kishës romake të cilëve janë në 15 katakombet në qendër e në jug të Italisë. Në katakombe njihemi me dëshminë e besimtarëve të bashkësive të para të krishtera, martirëve të Kishës së parë, që na lanë si trashëgim gjakun e tyre të derdhur për Krishtin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe e derdhën këtë gjak në rrethana rrënqethëse e tejet tragjike. Disa, të veshur me lëkura egërsirash, iu hodhën qenëve të uritur, të cilët i shqyen sakaq. Të tjerë u kryqëzuan, si Mësuesi Hyjnor, Jezu Krishti Shpëtimtar. Të tjerë, akoma, u ngulën në hunj e pasi i lyen me peshkve, u kthyen në pishtarë për të ndriçuar netët romake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrëfimi makabër i Kornelio Tacitit, në librin XV të Analeve të tij, përmbledh gjithë këtë mizori, gjithë këto mundime që provuan të krishterët, duke nisur nga 19 korriku i vitit 64 mbas Krishtit, kur në Romë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm, që shkrumboi një pjesë të mirë të kryeqytetit të perandorisë romake, asokohe nën sundimin e zjarrvënësit Neron.

Eshtrat e tyre u mbartën me nderim të thellë dhe u varrosen në 15 katakombe të krishtera që gjinden në Romë e në Lacio, në Toskanë, në Umbrie, në Kampanjë e në Sicili e vende tjera. Gjaku i tyre derdhur për Jezu Krishtin, Zot e Shëptimtar, është edhe sot rrënjë profecie dhe shprese.

Vatican News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?