Me 4 grupe FNSH, Sahit Dollapi dërgohet në spital me ambulancë
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 14:46
Pas disa orësh nga shoqërimi, Sahit Dollapi është dërguar në spital nga policia.
Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia tha per “News 24” se sekretari organizativ i PD, është transportuar me ambulancë në spital pasi pretendon se është dhunuar nga policia.
Po kështu mësohet se ambulanca është shoqëruar me 4 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
KOHA JONË SONDAZH

