Me 40 kg kanabis drejt Kosovës, kapet në kufi 39-vjeçari nga Fushë Kruja

Në pikën kufitare të Vërmicës janë sekuestruar 40 kg lëndë narkotike. Ngarkesa vinte nga Shqipëria dhe në bazë të informacioneve të para ishte tranzit në Kosovë.

Lënda po transportohej nëpërmjet kësaj pike e ngarkuar në shpinënga shtetasi Afrim Mulla nga Fushë Kruja.

Orët e hershme të mëngjesit të sotëm 39 vjeçarin Afrim Mulla nga Mamurrasi në këtë shteg të pikës kufitare Vërmicë–Morinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ngarkuar me mbi 40 kilogram kanabis, ai tentonte të hynte në Kosovë. Por gjithçka përfundoi këtu. Ai ra në patrullat e policisë së vijës së gjelbërt të perëndimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shaban Osmanollaj: Sot në mëngjes policia kufitare gjatë një operacioni taktik të cilin e ka realizuar në brezin kufitar, gjatë vëzhgimit dhe patrullimit ka vërejtur një person që kalonte në mënyrë ilegale përmes zonës së bregut të liqenit. Pas organizimit të një prite është vërejtur se personi mbante dy thasë. Ai ka tentuar ti ikë policisë.Por policia e ndaloi dhe konstatoi se kishte 60 pako me drogë dhe një thes 10 kg. Pakot dhe thesi dyshohet se janë me marijuanë. Droga vinte nga Shqipëria sepse personi ishte nga Shqipëria.

Në vendin e ngjarjes doli edhe kryeprokurori Sylë Hoxha, i cili tha se personi që është ndaluar nga policia e kufirit do të përballet me kodin penal të ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk do të ketë ekstradim të tij në Shqipëri.

Sylë Hoxha: I kemi procedurat në zhvillim e sipër dhe për rast të tjera, edhe ky rast do procedohet.Personi i ndaluar sot do të ndalohet për 48 orë. Do kërkohet caktimi i paraburgimit dhe do të zhvillohet procedura e mëtejme.Ai është kapur në territorin e Kosovës dhe do të procedohet këtu, në organet tona të drejtësisë.

Sipas hetimeve të para mësohet se lënda narkotike nuk kishte destinacion tregun e Kosovës, por ishte tranzit.

Në bazë të planit shtesë për parandalimin e migrantëve dhe lëndës narkotike, DRPK- Perëndimi, ka sekuestruar deri më sot 80 kg lëndë narkotike./Ora News/

policia-kufitare-kosove droga-ne-kufi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?