Më 5 nëntor, kremtimi i 38 martirëve shqiptarë në Shkodër

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka bërë me dije se Kremtimi i  38 martirëve shqiptarë do të jetë data 5 nëntor, në Sheshin e  Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër.

“Më në fund, me letrën që Ati Shenjte, Papa Françesku ka dërguar përmes Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, konfirmimin  se data e Kremtimit do të jetë 5 nëntor në Sheshin e  Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër.

Riti i Lumnimit do të udhëhiqet nga Prefekti per Cështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Kardinal Angelo Amato’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, sqarohet se procesi  dioqezan i filluar me 10 nentor 2002 e mbyllur me 8 dhjetor 2010, u analizua nga ekspertet e Kongregatës për Çeshtjen e Shenjtërve dhe me dekretin që Papa Françesku firmosi me 26 prill 2016 u dekretua se mund të shpallen të Lumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me këtë shpallje, kemi plotësuar të gjitha detajet e nevojshme. Tashmë, na takon neve që t’i naltojmë e të përgatitemi për t’i nderuar me festën tonë të hareshme shpirtërore. Si Arqipeshëv që ka çuar përpara proçesin e Martirëve, me ekipin e gjyqit kishtar që falënderoj, si Arqipeshkëv i Vendit ku do të kremtohet Mesha e Lumnimit dhe në emër të Konferencës Ipeshkvore, Ju bëj thirrjen dhe ju nxis për të kremtuar sa më denjësisht këtë moment historik për Kishën dhe Kombin. Zoti Ju bekoftë!”, theksohet në njoftimin zyrtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?