Me 7 Maj Shqiperi- Gjermani

 

Rikthehet sërish ndeshja Shqipëri-Gjermani, aq shumë e adhuruar ndër vite nga tifozeria, për shkak se edhe ekipi gjerman ka shumë mbështetës në vendin tonë. Ndeshja miqësore do të luhet në datën 7 maj të këtij viti. Është një përzgjedhje veteranësh e kombëtares shqiptare të futbollit, që do të mbërrijnë në Shqipëri për të luajtur në “Elbasan Arena”.

Gjermania është skuadra që ka zhvilluar më shumë ndeshje me Shqipërinë për eliminatoret e Kampionateve Botërore dhe Europianë. Në këto përballje kombëtarja shqiptare e futbollit, rezultatin më të mirë ndaj RFGJ , ka barazimin në nëntor të vitit 1967. Ndërsa rezultatin më të dobët ka humbjen 8-0 në vitin 1981. Më poshtë sjellim të gjitha përballjet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë:

Historiku i ndeshjeve

01.05.1958 Tiranë Shqipëri – Republika Demokratike Gjermane 1-1

08.04.1967 Dortmund RF Gjermani 6-0 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)

17.12.1967 Tiranë Shqipëri 0-0 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)

17.02.1971 Tiranë Shqipëri 0-1 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)

12.06.1971 Karlsruhe RF Gjermani 2-0 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)

07.04.1973 Magdeburg RD Gjermani 2-0 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)

03.11.1973 Tiranë Shqipëri 1-4 RD Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)

01.04.1981 Tiranë Shqipëri 0-2 RF Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)

18.11.1981 Dortmund RF Germani 8-0 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)

30.03.1983 Tiranë Shqipëria 1-2 RF Gjermani (Kualifikueset e Europianit)

20.11.1983 S'rbrücken RF Gjermani 2-1 Shqipëri (Kualifikueset e Europianit)

16.11.1994 Tiranë Shqipëri 1-2 Gjermani (Kualifikueset e Europianit)

18.12.1994 K'lautern Gjermani 2-1 Shqipëria (Kualifikueset e Europianit)

02.04.1997 Granada Shqipëri 2-3 Gjermani (Kualifikueset e Europianit)

11.10.1997 Hannover Gjermani 4-3 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)

24.03.2001 Leverkusen Gjermani 2-1 Shqipëri (Kualifikueset e Boterorit)

06.06.2001 Tiranë Shqipëria 0-2 Gjermani (Kualifikueset e Boterorit)

 

Totali:

Shqipëria 14 0 1 13 10- 38 1

Gjermania 14 13 1 0 38- 10 27

 

Shqipëria 3 0 1 2 2- 7 1

Gjermania Lindore 3 2 1 0 7- 2 5

SHKARKO APP