FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me armë në makinën me targa false dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy adoleshentët në Durrës

Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, teksa ka evidentuar një rast, duke arrestuar 2 shtetas 17-vjeçar.

Në zbatim të Planit të Masave nga Drejtoria e Përgjithshme së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 2 shtetas qarkullonin me armë zjarri në qytetin e Durrësit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Vllazërimi”.

Shërbimet e Policisë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar mjetin tip “Benz” e cila dispononte targa të një automjeti tjetër, me drejtues shtetasin M. A., (i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi) dhe pasagjer shtetasin E. N.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të kryer në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 10 fishekë, 1 pushkë si dhe automjetin me të cilin këta shtetas po lëviznin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi mjetin në mënyrë të parregullt” dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasin M. A., 17 vjeç dhe për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” shtetasin E. N., 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?