Me arsenal armësh me vete, djali i oficerit: Isha nisur për të vrarë politikanët

Një 35-vjeçar i veshur me rroba ushtarake dhe me antiplumb, në çante i janë gjetur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonio Lekës, ai që ka njoftuar policinë e Lezhës. Gjatë momentit të arrestimit, 35-vjeçari nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

”Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre”,-ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor. Ai është djali i një oficeri ushtrie, Vat Lekës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?