Me Berishën apo Ramën? Vangjel Dule tregon çfarë synon PBDNJ-ja
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe se partia e tij do të garojë përballë kryeministrit Edi Rama.
“Opozita duhet të kapërcejë vetveten, jemi në mision të vështirë, por jo të pamundur, së pari duhet të kemi parasysh se kemi përballë një pushtet autokratik, një demokraci që ka ardhur duke u tkurrur. Kemi zgjedhje që janë përkeqësuar nga pikëpamja e standardit evropian.
Fronti opozitar duhet të kompaktësohet një orë e më parë, të akumulojë të gjitha energjitë që i duhen për të përballuar këtë betejë.
Është gjë jo e mirë kur ke një qeveri që qeveris keq, por është akoma më keq kur ke një opozitë që nuk jep shpresë. PDNJ do jetë përballë Ramës, do të kemi kandidaturat tona në tre bashki. Ka bashki ku jemi parti e parë ose e dytë”.