Me cigare në shkollë, duhanpirja prek moshat e vogla

Në orën e fiskulturës në shkollën e mesme “Myslym Shima” në Yzberisht, për shkak të reshjeve këtë të mërkurë nuk u bë mësim por mësuesja në një strehëz bisedonte me nxënësit e përballë saj, një grup tjetër i klasës tymoste duhan. Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit i ndalon shitjen e cigareve personave nën moshën 18-vjeç. Si dhe përcakton se të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: ”Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18-vjeç”.

Në gjimnazin ”Myslym Keta” në Kombinat, oficerja e sigurisë Vilmona Kosova, tregon se shitës ambulantë përpara shkollës nuk ka më, megjithatë janë disa pika shitjeje përreth, që sipas saj janë të kontrolluara. Edhe pse në kundërshtim me ligjin, shitësit u ofrojnë nxënësve duhan. Madje jashtë kamerave, ata tregojnë se i marrin cigarette dhe të hapura, me copë.

”Ne jemi për parandalimin e çdo konflikti, problemi që mund të ndodh brenda ambjenteve të shkollës, pirjes së duhanit, drogës apo bullizmit. Dhe nëse shoh një rast të tillë raportoj në specialistin e zonës dhe merren masa pastaj normalisht, merret Policia e shtetit me këtë”. /TCh/

SHKARKO APP