“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes së turistit portugez

Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata.

Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur.

“Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë ardhur një grup kolegësh pune të panikosur të cilët më thanë ‘merre Sokratin dhe çoje në spital se ti ke makinë këtu afër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në drejtimin tim ka ardhur Sokrat Vata i cili ishte i gjakosur kokë e këmbë dhe mbante dorën poshtë bluzës në pjesën e barkut dhe më ka thënë disa herë “ku e ke makinën, më ço në spital, nxito o …”. Unë njoftova menaxherin në lidhje me situatën dhe më pas ika me vrap për të marrë makinën te parkimi dhe kur dola jashtë pashë një grup turistësh të cilët po i jepnin ndihmë një personi të shtrirë në tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam marrë makinën dhe në pjesën e sipërme të lokalit ka dalë Sokrati i cili kishte hipur në pjesën e pasme të makinës dhe u nisa menjëherë në drejtim të qendrës shëndetësore të Ksamilit, ku Sokrati gjatë rrugës më tha “ik vetëm drejt” dhe pas dy-tre minutash kur shkuan në një rrugë me kalldrëmë Sokrati më ka thënë “ndalo këtu” dhe ka ikur zbathur. Disa metra pak larg makinës vura re që Sokrati hodhi diçka me forcë”, ka treguar ai para hetuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?