Me diell dhe temperatura relativisht të larta, si pritet moti për ditën e sotme
Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke krijuar kushte ideale për shëtitje, pushime në bregdet apo aktivitete në natyrë.
Parashikohen kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore lindore mund të ketë vranësira të pakta kalimtare nga mesdita deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim, me shpejtësi deri në 8 m/s. Ndërkohë, deti pritet të ketë valëzim të ulët deri mesatar.
KOHA JONË SONDAZH

