Me fëmijën në krahë, qytetari i revoltuar përballet me policët: Hiqni kapelet!
Një moment simbolik është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e kësaj të premte, ku një i ri me fëmijën e mitur në krahë, iu afrua punonjësve të policisë duke u bërë thirrje të hiqnin kapelet dhe t’u bashkoheshin protestuesve. “Hiqini kapelet! Nëse jeni burra, bëjeni për kombin shqiptar!”, u dëgjua t’u thoshte i riu efektivëve, të cilëve iu drejtua njëri pas tjetrit. Më herët, në Bulevard u shënuan edhe momente qetësie mes protestuesve dhe forcave të policisë.

