“Më goditi në zyrë”, konflikti mes Deizi Arapit dhe Marsel Buçit, nis hetimi për shefin e Devollit

Mbrëmjen e së shtunës janë shoqëruar në komisariat Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Po ashtu mësohet se shefi i Krimeve në komisariatin e Devollit është vënë nën hetim për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin demokrat Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për t’u interesuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?