Me kallashnikov në makinë, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Polcisë sot në qytetin e Shkodrës, si dhe janë proceduar penalisht 2 të mitur, pasi u kapën duke qarkulluar me makinë me kallashnikov me vete.

Policia bën me dije se është arrestuar Sinan Gjorretaj, pasi arma, tip kallashnikov e gjetur poshtë sediljes ku ishte ulur ky i fundit pas verifikimeve rezultoi se i përkiste atij.

Ndërkohë janë proceduar dhe F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit  G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?