Me Kardinalin nuk ishte thjesht një intervistë. Mu duk sikur fola me Zotin

Nga Roland Qafoku/Ka bërë 27 vjet burg. Ka 60 vjet që kryen ritualet e meshës.

Tre orë në ditë lutet në Zot për njerëz të mirë që kanë nevojë dhe për njerëz të këqinj që duhet të kthejnë rrugë.

Është 88 vjeç dhe jeta e tij ka qenë sakrificë, vuajtje deri në kufijtë e vdekjes në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo sepse pa sakrificë nuk mund të kuptohet besimi në Zot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flet shkëlqyer pesë gjuhë të huaja të mësuar në kolegjin mitik Françeskan: Latinisht, greqisht, gjermanisht, frëngjisht e italisht dhe është persoanzhi që gjatë intervistës që i mora, tha 10 herë fjalën: Nuk e di këtë gjë.

Për mua si gazetar, intervista me Kardinalin më të ri të Vatikanit nuk ishte thjesht një fat madh, nuk ishte thjesht një prej persoanzheve më të rëndësishmë që kam marrë në karrierën time.

Gjatë bisedës me kardinalin, mu duk sikur fola me Zotin.

I përvuajtur e i përulur, në çdo fjalë dhe në çdo shikim të këtij njeriu kishte vetëm mirësi.

Një mirësi që e përhapte me anë të lutjes.

Ai jo vetëm fali spiunin që e çoi në arrestim, por edhe për ato 27 vjet brenda në burgun e Spacit vazhdon të thotë se ndjehej i lirë!

Përse? Sepse kurrë nuk hoqi dorë nga Zoti.

“Lutesha në fshehtësi në qeli dhe kjo më bënte të lirë” thotë vazhdimisht.

Shumë herë Kardinal Ernestit i kishin ofruar të hiqte dorë nga feja dhe mjafton të deklaronte se hiqte dorë nga Zoti dhe kjo do konvertohet në liri.

Por ai pranoi vuajtjet, sakrificat dhe kurrë nuk iu dorëzua kësaj oferte.

Por madhështia e këtij njeriu të madh nuk mbaron këtu.

Me zemër dhe me shpirt i fali të gjithë, nga spiuni i tij personal që i kishte vendosur përgjues, te Feçorr Shehu që tha ta dignin të gjallë Dom Ernestin e deri te diktatori Enver Hoxha.

Tek bisedonim pas intervistës më dha edhe një këshillë: Kur mëson se dikush përpiqet të të bëjë keq, mos e urre, mos iu kundërpërgjigj dhe mos u ligështo! Fale dhe lutu për të të ndryshojë rrugë! Zoti është i madhi që i rregullon të gjitha dhe secilit i jep atë që meriton.

Për mua kjo nuk ishte thjesht nëj intervistë. Ishte një bisedë me vetë Zotin. Faleminderit Hirësi Kardinal Ernest Troshani. Zoti është i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?