Me kërkesë të Emergjencave – Edhe dy helikopterë “Viva” në gatishmëri për shuarjen e zjarreve

Mbërrijnë në Shqipëri edhe dy helikopterë të tjerë të kompanisë Viva. Helikopterët vijnë pas kërkesës së Emergjencave Civile ndërsa do të jenë në gatishmëri për të marrë pjesë në aksione për shuarjen e zjarreve

Pas kërkesës së Emergjencave Civile kanë mbërritur në Shqipëri edhe dy helikopterë të tjerë të kompanisë “Viva”.

Helikopterët do t`i vijnë në ndihmë Emergjencave Civile në aksionet për shuarjen e zjarreve që janë përhapur masivisht në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy helikoptërët, së bashku me ekupazhin gjermanë do të jenë në gatishmëri për të luftuar flakët e zjarrit në terrenet e thyera malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e mërkurë Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihëm e kompanisë se helikoptrwve “Viva” për dy aksione në Maqellarë të Dibrës dhe Malin Mile në Konispol.

Përgjigja e kompanisë ka qënë e menjëhershmë, duke mundësuar ndërhyrjen nga ajri dhe izolimin e flakëve të zjarrit që shkrumbuan qindra hektarë pyje e rrezikuan zona të banuara.

Po gjatë kësaj javë helikopterët e Viva kanë marrë pjesë edhe në aksionet e zhvilluara në Fushë Bulqizë Gjirokastër e Tepelenë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?