Më në fund, të shtunën, ora 17.00, në Tiranë hapet dyqani-bunkier, mu në ish-Bllok

Të rinjtë e sotëm janë pasionantë, vizionar, krijues edhe në botën e biznesit. Fantazia e tyre është për tu admiruar, pasi edhe një bunkier në ish-Bllok pas pak muajve punë e kthyen në një perlë biznesi.

Një djalë i ri, Spiro Naçi, është shpirt krijues në novacion biznesi. Ai bashkë me disa të rinjë të tjerë e ideuan këtë projekt, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në botë.

Bunkierin nga vendstrehim e konvertuan në pikturë të gjallë biznesi. Ky grup të rinjsh misionarë se si mund të investohet në Shqipëri, ndonëse shumica e tyre kanë mbaruar jashtë vendit, iu perveshen kësaj aventure të bukur, duke e kthyer në realitet.

Pra me pak fjalë një dyqan “bunkier” hapet te shtunën, datë 16 Prill nga ora 17:00–20:00 mu në ish-Bllok (diku afër Grand hotel).

Shënim: Më poshtë gjeni video me fushtën e lançimit për ti postuar në rrjetet tuaja sociale apo të kompanive tuaja. Koncepti është ‘’po përgatisim bunkerët’’ me qëllim rritjen e kuriozitetit për atë që po bëjmë sepse bunkerët janë elementi dallues i dyqanit por edhe bie në sy direkt me stuatën kritike që bota po kalon.

https://we.tl/t-DXwVzNzHlp

SHKARKO APP