“Me ngacmonte gruan, e vrava!”

Ngacmimi i bashkëshortes së Gazmend Bucpapës nga Egli Pashollari dyshohet se ka çuar në vrasjen me thikë të një 31-vjeçari, pasditen e së premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Sipas burimeve policore, gruaja e Bucpapës, e cila punon si shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes, i kishte treguar burrit për ngacmimet e vazhdueshme ndaj saj.

Rreth orës 15:40, Gazmend Bucpapa, së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër, u përfshinë në një konflikt me 31-vjeçarin, i cili përfundoi me goditjen fatale me thikë. Pas krimit, ata larguan automjetin e Bucpapës dhe, pasi e braktisën, morën një taksi për t’u kthyer në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pasi mbërriti në shtëpi, Bucpapa u largua dhe aktualisht është në kërkim nga policia.

Bashkëshortja e autorit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte vazhdimisht dhe nuk e linte të qetë. Ajo nuk është arrestuar. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja rikthen në vëmendje një fenomen shoqëror që vazhdon të përsëritet: ngacmimi i grave në mjedise publike dhe private, i cili shpesh nënvlerësohet si “incident i vogël”, por në realitet prodhon tensione të forta familjare dhe konflikte që mund të përshkallëzohen në dhunë. Kur këto sjellje trajtohen me heshtje ose tolerohen nga rrethi shoqëror, ato krijojnë klimë përballjeje dhe hakmarrjeje, duke e kthyer një problem etik e ligjor në tragjedi penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?