FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më pak blerje në ushqime, por ekonomia del me rritje

Shqiptarët po konsumojnë më pak që prej nisjes së krizës së çmimeve. Të dhënat e siguruara nga Euronews Albania, tregojnë se importet e mallrave në volum për 5 muajt e parë të këtij viti kanë rënë 122,217 ton krahasuar me një vit më parë.

Importet kanë nisur uljen në muajin mars, periudhë kur çmimet pësuan rritjen më të lartë, tendencë e cila ka vazhduar edhe për prillin dhe majin. Për këta 3 muaj, blerjet e mallrave jashtë janë 153,834 ton më pak se një vit më parë.

Gjatë majit shqiptarët kanë ulur edhe blerjet e ushqimeve. Importet për këtë kategori kanë rënë me një normë vjetore prej 2%, ose 1531 ton më pak. Kjo situatë nuk është e tillë për qeverinë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e sheh më të lartë se një vit më parë edhe totalin e importit të mallrave për majin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, shifrat e INSTAT tregojnë se në maj janë blerë 65,547 ton më pak mallra, 15% më pak se një një vit më parë. Rënien më të lartë e kanë patur mineralet dhe lëndët djegëse. Këto produkte janë ulur me 7% që prej nisjes së rritjes së çmimeve, të ndikuara kryesisht nga ulja e kërkesës për karburante.

Swiss Digital Mobile Reklama

Importet e materialeve të ndërtimit janë ulur me 63,898 ton në dy muajt e fundit dhe janë rritur me 8% në janar-mars të këtij viti. Por këtyre të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, vetë rritja që ky institucion ka nxjerrë për sektorin e ndërtimit në tremujorin e parë është 25%.

INSTAT ka publikuar me 15.5% rritje edhe formimin bruto të kapitalit fiks bruto, i cili shpreh ecurinë e investimeve të biznesit, por importet e makinerive dhe pajisjeve për tremujorin e parë të vitit janë ulur me 5.6%.

Dega e vetme me rritje në tregtinë e jashtme janë fasonët, ku importet e këtij sektori u rritën me 700 ton. Përballë këtyre të dhënave, INSTAT publikoi një rritje ekonomike afër nivelit 6%, 2 ditë më parë, e ndikuar nga ndërtimi, ku importet për këtë industri janë rritur me 8%, nga shtimi i konsumit, kur importet në sasi kanë rënë investimet e bizneseve janë reduktuar dhe investimet publike të qeverisë janë 40% më pak se një vit më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?