Me pasuri 30 mln euro, 90-vjeçarja: Më mori i gjithë Përrenjasi, u habitën

“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi.

90-vjeçarja rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.

E moshuar tha se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.

SHKARKO APP