Me paterica në Kuvend, Rraja nuk mungon në seancën për shkarkimin e Xhafajt
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shkarkuar Fatmir Xhafaj nga detyra si ministër i Brendshëm.
Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm. Në seancën për shkarkimin e Xhafaj nuk ka munguar as deputeti i PS-së, Rrahman Rraja.
Edhe pse i lënduar dhe me paterica për shkak të një aksidenti të pësuar në Itali, Rraja ka zgjedhur të mos mungojë. Rrahman Rraja është babai i Rexhep Rrajës, i njohur tashmë për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.
Herën e fundit që ishte në Kuvend, Rraja votoi për ligjin për ndalimin e lojërave të fatit pas 31 dhjetorit në vend.
KOHA JONË SONDAZH

