Me patericë në protestë, Tavo: Me flamurin e BE tregon zërin e vërtetë të shqiptarëve

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka publikuar një foto shumë domethënëse të një qytetari që me patericë ka dalë në protestë. teksa në dorë mban flamurin kuqezi dhe atë të BE-së, Tavo thotë se ky është zëri i vërtetë i shqiptarëve, por që sipas tij, Rilindja ka frikë nga Europa.

Postimi i plotë

Zëri i vërtetë i shqiptarëve. Një qytetar i thjeshtë i cili në një dorë mban patericën e në tjetrën flamurin shqiptar dhe atë të BE. Kjo është Shqipëria sot, e mjeruar por me një dëshirë të madhe që ky vend të bëhet. Që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Ndaj edhe sekti diktatorial i “Rilindjes” ka frikë sepse drejtësinë e një populli nuk e ndalon dot askush.

SHKARKO APP