Me pranga në duar, dalin para gjykatës dy mjekët që kuruan në fshehtësi Eduard Lamajn
Dy mjekët e akuzuar se mjekuan në fshehtësi Eduard Lamajn kanë dalë sot para gjykatës. Në pamjet e siguaruara nga abcnews.al shihet se dy mjekët janë me pranga në duar, ndërsa shoqërohen secili me nga dy efektivë policie.
Lamaj u arrestua pak ditë më parë teksa po mjekohej fshehurazi në një klinikë private në Tiranë. Ai akuzohet për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Kurbin, mbrëmjen e 30 majit.
Në kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola. /abcnews.al